Qyteti port në jug të Ukrainës, Mariupol po përballet për disa ditësh me sulme të vazhdueshme nga rusët, ndërsa mediat raportojnë se gjatë orëve të fundit raketat po lëshohen nga luftanijet në Detin e Zi.

 

Një zyrtar i mbrojtjes amerikane deklaroi se aktualisht janë 21 anije ushtarake pranë Krimesë që po godasin vazhdimisht Mariupolin.

 

Zyrtarët ukrainas thanë se ky qytet i rrethuar, vazhdon të jetë synimi i rusëve ndërsa luftimet po vazhdojnë edhe në qendër të qytetit.

 

 

Autoritetet kanë bërë të  ditur se kishin nisur 11 autobusë drejt Mariupolit, për të mundësuar largimin e qytetarëve, por sipas tyre ata janë ndaluar nga forcat ruse.

 

Banorët e qytetit të rrethuar po përballen me kushte të rënda: ata nuk kanë akses në ujë, ushqim, energji elektrike dhe ilaçe. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, propozoi që ai të udhëheqë një mision për dërgimin e ndihmës humanitare në këtë qytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *