E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rumania i dhuron Shqipërisë 150.000 vaksina/ Balla: Mirënjohje, ndihmë e mirëpritur

Shqipëria do të marrë 150 mijë doza vaksine nga Rumania.

 

Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla falënderoi qeverinë rumune për ndihmën dhe shtoi se bashkëpunimi mes dy vendeve po rritet.

 

Reklamë

“Qeveria e Rumanisë sapo ka miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 150.000 doza vaksinë anti-Covid19. Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen Presidentit Klaus Iohannis dhe Kryeministrit Florin Cîțu për këtë ndihmë të mirëpritur në luftën me pandeminë. Gjithashtu falenderoj edhe Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë Octavian Șerban me të cilin kemi një bashkëpunim të përditshëm në dobi të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy popujve dhe vendeve tona.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë