Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka zgjedhur të urojë festën e 1 qershorit duke postuar një foto me të bijën, teksa shfaqen të përqafuara.

Kahasa fotos së shpërndarë në “Facebook”, Hajdari shkruan se fëmijet janë arsyeja e luftës për një Shqipëri më të mirë.

 “Gëzuar 1 Qershorin fëmijë. U dua shumë, ju jeni arsyeja që luftojmë çdo ditë për një Shqipëri më të mirë”, shkruan Hajdari.

Palët politike nuk arritën një konsensus të dielën, duke mos e mbyllur reformën zgjedhore brenda 31 majit.

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, Hajdari tha se “Zgjedhorja” ka dështuar “falë vizionit të ngushtë të PD dhe PS”, duke refuzuar sipas saj edhe mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *