Deputetja Rudina Hajdari e ka konsideruar aktin e Metës për shfuqizimin e dekretit për datën e zgjedhjeve si “patriotizëm” qesharak.

Gjatë fjalës së vet në kuvend në mocionin për debat kundër presidentit Meta, Hajdari tha se ky veprim i Metës kurrsesi nuk e zgjidh krizën.

Deputetja e re mes të tjerash e konsideroi fatkeqësi të madhe mungesën e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese pasi sipas saj, shkeljet e presidentit Meta gjykohen vetëm nga Kushtetuesja.

 

Gjykimi për vendimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë e merr vetëm Gjykata Kushtetuese. Mocioni për shkarkimin e Presidentit vjen nga ¼ e deputetetëve. Pasi Komisioni Hetimor të verifikoi, të konstatoi, më pas ky Komision Hetimor të përpilojë një raport në Parlament që ti dërgohet Gjykatës Kushtetuese. Fakti që ne nuk e kemi këtë Gjykatë, është një fatkeqësi e madhe. E theksoj, Gjykata Kushtetuese është organi i vetëm që konstaton këtë shkelje. Dua të di pse mendon se me këtë veprim, Ilir Meta mendon se zgjidh Krizën? Nëse palët nuk ulen bashkë dhe nuk arrijnë një kompromis, a nuk e fusim ne vendin më shumë në krizë?”.

 

Sa I takon mocionit për debat dhe rezolutës së PS kundër presidentit Meta, deputetja e dalë nga listat e PD, tha se ajo nuk ka asnjë vlerë juridike dhe se është thjesht presion ndaj kreut të shtetit.

 

Hajdari gjithashtu shtoi se presidenti eshte ne konflikt interesi prej kohesh qe ne momentin kur gruaja e tij u zgjodh kryetare e LSI.

 

“Më falni zoti president, nëse gruaja juaj është pjesë e opozitës, a nuk është ky konflikt i pastër personal? Doni të zgjasnin pozitën e tij, të zgjasni jetëgjatësinë e LSI-së. A nuk ishte zoti president, atëherë në atë kohë, në konflikt interesi, kur ai zgjodhi gruan e tij në krye të LSI? Pse nuk e bëte mocion në atë kohë. Mazhoranca u bë palë me LSI-në, vetëm për të zgjatur pushtetin tuaj, se nuk ju intereson fare çfarë ndodh në Shqipëri”.

 

Gjate fjales se saj ne seancen parlamentare, Rudina Hajdari permendi mes te tjerash edhe faktin qe zgjedhjet do te shtyhen me nje muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *