E shtunë, 3 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ruçi dhe Balla në Estoni, marrin dritën JESHILE nga vendet Skandinave për hapjen e negociatave

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla po marrin pjesë në samitin e kryetarëve të parlamenteve të Bashkimit Evropian.

 

Reklamë

Kryefjale e përfaqësuesve te Shqipërisë ne Estoni, ku po mbahet takimi, ishte garantimi i mbështetjes për hapjen e negociatave.

 

Kryetari i parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin u shpreh gjatë takimit me Ruçin se vendet skandinave mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë. Këtë të hënë, Ruçi zhvilloi një bisede edhe me kryetaren e senatit hollandez.

 

Ky takim i kryetarëve të parlamenteve të BE-së, si edhe me krerët e parlamenteve të vendeve që aspirojnë për tu anëtarësuar, ka në fokus të diskutimeve, “Të ardhmen e Bashkimit Evropian” dhe “Çështjet e sigurisë”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë