E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka paralajmëruar Iranin për pasoja serioze nëse vendos të mbyllë Ngushtica e Hormuzit pas përfundimit të operacioneve ushtarake.

Në një intervistë për Al Jazeera, Rubio u shpreh se kjo rrugë strategjike detare do të rihapet “në një mënyrë ose në një tjetër”, duke theksuar rëndësinë globale që ka për transportin e naftës.

Reklamë

Ai deklaroi se Ngushtica mund të rihapet ose me pëlqimin e Iranit, ose përmes një koalicioni ushtarak ndërkombëtar, ku do të përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas tij, objektivat e SHBA-së në Iran janë të qarta dhe pritet të arrihen brenda pak javësh, duke nënvizuar se operacionet nuk do të zgjasin muaj.

Rubio theksoi gjithashtu se çdo përpjekje e Iranit për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit pas përfundimit të operacionit do të sillte “pasoja të rënda”, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën e këtyre masave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë