Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 June 2026
Vizion fokus

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët po ikin...

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”, Korreshi: U...

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje të parakohshme,...

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës, qytetarët nisin...

“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal...

“Nga 200 studentë agronomë në vit në 18”, Susaj:...

“Kthehuni o të rinj në vendin tuaj”, pedagogu: Më...

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën? Susaj: Shëndetësia,...

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht kundërshtive që...

Rubio: Evropa duhet të mbijetojë. Sekretari Amerikan i Shtetit jep mesazhet në konferencën e sigurisë

14 Shkurt 15:00

Gjatë fjalimit në Konferencën e Sigurisë së Munihut, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se SHBA-ja dhe Evropa  duhet të jenë së bashku.

“Amerika po udhëheq rrugën për një shekull të ri të prosperitetit dhe ne duam që këtë ta bëjmë së bashku me ju, aleatët tanë të çmuar dhe miqtë tanë më të vjetër”.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve për një divorc të mundshëm transatlantik, sekretari Rubio tha se ky nuk është qëllimi i vendit të tij.

“Ne nuk kemi nevojë të zhbëjmë institucionet globale të rendit të vjetër që kemi ndërtuar së bashku. Por, ato duhet të reformohen”.

Kryediplomati amerikan theksoi se, edhe kur lindin mosmarrëveshje, ato burojnë nga një shqetësim i thellë për Evropën, jo vetëm nga perspektiva ekonomike apo ushtarake.

“Ne jemi të lidhur shpirtërisht dhe kulturalisht. Dëshirojmë që Evropa të jetë e fortë. Besojmë se Evropa duhet të mbijetojë… fati ynë gjithmonë do të jetë i lidhur me tuajin. Ne duam aleatë që mund të mbrojnë veten e tyre, në mënyrë që asnjë kundërshtar të mos ndiejë tundimin të sfidojë forcën tonë kolektive.”

Ndërkohë në fjalën e saj presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen  e vuri theksin te pavarësia e unionit.

“Sot është koha për veprim dhe dua të përqendrohem në planin e Evropës për pavarësi. Për të ndihmuar në hartimin e kësaj, do të huazoj një frazë nga Jerry Friedheim, Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së të thënë këtu në Mynih në vitet ’70: “Nëse një komb nuk e ndien veten kryesisht përgjegjës për sigurinë dhe mirëqenien e vet, ai do t’ia lërë detyrën të tjerëve dhe do të dështojë në mobilizimin e burimeve dhe vullnetit të tij politik në mbrojtjen e vet”. E zgjodha këtë frazë sepse pasqyron disa të vërteta të pakëndshme gjatë shumë dekadave. Rreth asaj se si siguria e Evropës nuk është parë gjithmonë si përgjegjësia jonë kryesore. Deri në vitin 2028, investimet në mbrojtje në Evropë parashikohet të tejkalojnë shumën që SHBA-të shpenzuan për pajisje të tilla vitin e kaluar. Ky është një zgjim i vërtetë evropian.”

Ndërkohë kryeministri britanik Keir Starmer paralajmëroi se udhëheqësit duhet të jenë të vetëdijshëm për “shenjat paralajmëruese” nga Rusia dhe të përgatiten për atë që mund të ndodhë në të ardhmen.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
ecrope rubio SHBA

Nga e njëjta kategori

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët po ikin për pazar në Greqi e Maqedoni

më shumë...

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

më shumë...

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”, Korreshi: U bashkuan edhe socialistë!

më shumë...

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:40

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët...

10:31

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj...

10:29

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”,...

10:14

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje...

9:55

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës,...

9:51

“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do...

9:30

“Nga 200 studentë agronomë në vit në...

9:25

“Kthehuni o të rinj në vendin tuaj”,...

9:17

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën?...

8:29

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht...

8:20

Debat për protestat në Parlament, Berisha: Rama...

8:07

Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për...

7:48

Mungoi në përballjen me Ramën, Salianji akuzon...

7:35

Miratohet me 84 vota amnistia penale

7:32

Dita e 19-të e protestës, qytetarët sërish...

7:12

“Po paraqesin video të rreme për protestat”,...

6:37

Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive...

6:30

Lufta Rusi–Ukrainë, Zelensky: Trump dakord të rrisë...

6:19

Rutte: Aleatët e NATO janë shumë të...

6:12

Dyshime për vdekjen e 21-vjeçarit shqiptar në...

Më të klikuarat

  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • I zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi i Eglant Koçit
  • Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë, zbulohet vendi k...
  • Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që do “të notojnë” në pa...
  • “Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal kurrë kollegëv...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.