Për të përmirësuar sigurinë në rrugët e vendit dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë, policia ka instaluar radarë të shpejtësisë.
“Pajisjet janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë”, njofton policia rrugore.
Të shumta kanë qenë gjobat që policia e Tiranës ka vendosur ndaj shkelësve të qarkullimit rrugor.
Siç shihet edhe në pamje, disa automjete kanë tejkaluar normat e lejuara të shpejtësisë deri mbi 150 kilometra ne orë./vizionplus.tv




