Subscribe

Hapësirat rreth e rrotull shkollave “Gustav Mayer” e “Naim Frashëri”,  por edhe çerdhes 17 dhe kopshtit 26 në Tiranë, janë më të sigurta për fëmijët pas ndërhyrjes për rehabilitimin e infrastrukturës dhe krijimin e mjediseve rekreative.

 

Projekti vjen në kuadër të nismës “Asphalt Art Initiative” nga “Bloomberg Philanthropies”, duke shndërruar rreth 1500 metra katrorë hapësirë të keqpërdorur, apo të mbingarkuar me automjete të rastit, në një mjedis që inkurajon lëvizjen aktive, pa pengesa e ndërprerje, të këmbësoreve në këtë zonë.

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj nënvizoi se nga ky projekt do të përfitojnë edhe shkolla të tjera në kryeqytet.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE

 

“Në shkollat e reja është paramenduar që në fillim brezi i sigurisë, prandaj qëllimi kryesor mbeten shkollat e vjetra. Unë besoj se me një perimetër të institucioneve mbrojmë shkollën, hapësirat janë më të sigurta, dhe kështu kemi krijuar një shtresë sigurie, ku fëmijët janë pjesë e një ekosistemi që në momentin që hyjnë në një territor më të sigurt”.

 

Organizata “Bloomberg Philanthropies”, shprehet e gatshme për të zgjeruar bashkëpunimin me bashkinë e Tiranës.

 

SIMON BATTISTI

PERFAQESUES, “BLOOMBERG PHILANTHROPIES”

“Donim vërtet t’jua tregonim në një ditë me shi si kjo e sotmja, sepse ditët me shi janë ditët më të rrezikshme për fëmijët. Hapësira që kemi shtuar këtu përballë shkollës e ndryshon vërtet mëngjesin gjatë mbërritjes në shkollë dhe largimin e fëmijëve nga shkolla. Fakt është që çdo shkollë dhe qytet meriton një nga këto rrugë dhe ne jemi në rrugën e duhur për ta arritur këtë.”

 

Këto institucione i bashkohen 6 të tjerave që janë realizuar vitin e shkuar dhe paraprijnë të paktën 20 shkolla që pritet të transformohen në vijim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *