Kanë mbetur dhe 3 ditë para se qytetarët të votojnë për parlamentin e ri dhe forcën politike që do drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme, dhe kandidati i Partisë Demokratike Ilir Alihmemeti ka zgjedhur takimet me qytetarët në rrugët e Tiranës si rrugën për të shpjeguar programin e per t’i bindur ata se Partia Demokratike do të përmirësojë jetën e tyre.
Mjeku Ilir Alimehmeti beson se pjesa më e rëndësishme e programit të Partisë Demokratike është ajo pjesë që ka lidhje me familjen, pasi për cdo shqiptar familja është më e rëndësishmja.
“Neve jemi për të mbështetur familjen që të ketë dinjitet personi, të jetojë në Shqipëri. Të mbështesim kombin që të ketë dinjitet Shqipëria në vendet e rajonit, të mos jemi gjithmonë në bisht. Si vjen kjo? Ne kemi një korrupsion të lartë financiar e moral në Shqipëri e kësaj ne duhet t’I vihemi përballë. PD i vihet përballë kësaj !”, u shpreh kandidati demokrat.
Ilir Alimehmeti shpjegon se masa si vendosja e minimumit jetik, rritja e pagës minimale e asaj mesatare, rimbursimi i barnave janë mekanizma që ndihmojnë cdo shqiptar të jetojë me dinjitet.
“Kemi një problem madhor sa I përket rimbursimit të mjekimeve, që është në nivele shumë të ulëta. Nuk e ka të mundur një person që përgjithësisht janë një moshë më e madhe t’I blejë të gjitha ilacet me atë pak pension që ka. Kështu që ne do të garantojmë një minimum jetik. do garantojmë rritjen e pensioneve por do të garantojmë edhe që ilacet të jenë sa më të mira. E bëjmë këtë shumë lehtë duke bërë të mundur rikthimin e ligjit që kemi pasur më parë”, vijoi mw tej Alimehmetin.
Pak ditë para se qytetarët të japin verdiktin e tyre, Ilir Alimehmeti thekson se Shqipëria nuk ka nevojë për shpëtimtarë.
“Shqipëria nuk ka nevojë për shpëtimtarë, Shqipëria ka nevojë për njerëz të drejtë. Pra njerëz jo që premtojnë mrekulli, por që premtojnë gjëra të realizueshme”, deklaroi kandidati i PD.
Vetë Ilir Alihmehmeti garon për herë të parë për të qenë pjesë e parlamentit dhe është në listën e hapur të PD.
“Unë jam në listën e hapur dhe e kërkoj votën për PD, numrin 1, por edhe në emrin tim, që të bëjmë të mundur të cojmë në parlament, sa më shumë që të jetë e mundur njerëz të drejtë dhe njerëz që ngrejnë zërin për ne. Se nuk është se nuk ka Shqipëria njerëz të drejtë, ka sat ë duash, problemi është se u ka munguar zëri “, u shpreh ai.
Sipas sistemit zgjedhor në fillim deputetë bëhen 12 kandidatët në listën e mbyllur të Partisë Demokratike e më pas cdo mandat që fiton PD i shkon kandidatit që ka marrë më shumë vota nga qytetarët.