Subscribe

Rruga Korçe-Ersekë do të përfundojë përpara afatit. Premtimi u bë nga ministrja Belinda Balluku, e cila inspektoi ecurinë e punimeve. Në këtë vepër publike kanë përfunduar 57 % e punimeve.

 

“Kjo rrugë sipas kontratës zyrtare do të përfundonte në tetor të vitit 2020, por sipas të gjitha gjasave ajo do të mbyllet me herët, pasi punimet kanë patur një ecuri pozitive.”

 

Rruga Korçë-Ersekw, në përfundimin e saj, do të shkurtojë ndjeshëm distancën duke bërë që segmenti të përshkruhet për afro 20 minuta. Ky segment rrugor ka një rëndësi të veçantë, pasi zona frekuentohet përgjatë gjithë vitit nga pushues dhe turistë të huaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *