E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rruga e lumit të Vlorës, Gjiknuri: Segmenti i parë gati në vjeshtë

Pjesa e parë e segmentit Vlorë-Peshkëpi-Gjorm me një gjatësi prej 23 km do të jetë gati në vjeshtë të këtij viti. Premtimin e bëri Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, teksa inspektoi kantierin e punimeve në rrugën e Lumit të Vlorës.

 

“Është një vepër jashtëzakonisht e rëndësishme për Vlorën dhe për gjithë Shqipërinë. Është një lidhje tjetër paralele me bregdetin e Shqipërisë dhe siç u informova nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, procedurat për dy lotët e tjera janë drejt përfundimit, do të thotë që brenda këtij viti ose le të themi maksimumi fillim e vitit tjetër, do të nisin punimet edhe për segmentet e mbetura”.

 

Reklamë

Gjiknuri tha se projekti do të përfundojë plotësisht sipas afateve të parashikuara.

 

“Brenda dy viteve kjo rrugë do të jetë tërësisht e përfunduar dhe do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm për gjithë zonën e Lumit të Vlorës, për zonën e bregdetit. Bashkë me zhvillimet  e tjera infrastrukturore në Vlorë, me ato që po bën qeveria shqiptare do të krijojë një ndërlidhje shumë të mirë nga pikëpamja e mobilitetit, infrastrukturës dhe realisht do të sjellë një zhvillim ekonomik për të gjithë zonën”, nënvizoi Gjiknuri.

 

Segmenti i dytë 27.1 kilometra shtrihet nga Ura e Gjormit deri ne vendin e quajtur Ura e Laskos, ndërsa segmenti i tretë prej 23.7 kilometra vazhdon nga kjo Urë drejt Qeparosë e me tej drejt Kuçit.

Më shumë video

Reklamë