E martë, 15 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Rruga e Arbërit, pritet hapja e tenderit

Ilustrim · Vizion Plus

Pas një periudhe të gjatë verifikimi, qeveria duket se e ndau mëndjen, lidhur me ndërtimin e rrugës së Arbrit. Së shpejti pritet të hapet tenderi për këtë vepër publike, por sot qeveria i dha 10 pikë bonus kompanisë shqiptare “Gjoka Construcion” e cila është vetofruar për të ndërtuar këtë rrugë. Sipas ofertës së kompnisë Gjoka, rruga do të kushtojë 33. 6 miliard leke dhe ndërtimi do të zgjasë 46 muaj.

 

Por pjesë e finacimit të kësaj rruge do të jetë edhe buxheti i shtetit me afro 60 milion euro, ndërsa pjesa tjetrër do të jetë investim i kompanisë. Por kjo rrugë duket se do të jetë pjesë e projektit që ka shpallur qeveria “One Billion Project” , që do të thotë qeveria do të shlyejë kompaninë për detyrimet që rrjedhin me këste, të shtrirë në vite. Në këtë mënyrë, qeveria i ka hapur rrugën nisjes së procedurave për të konkretizuar një projekt të shumë premtuar nga qeveritë në vite.

 

Vendimi i qeverisë është zyrtarizuar më pas edhe nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili në një status në rrjetin social facebook ka evidentuar se ky do të jetë projekti i parë që do të konkretizojë programin e rindërtimit. Ky projekt ka nisur që në vitin 2008 dhe parashikon një gjatësi rruge prej 72 km, 50 më pak se gjatësia aktuale, duke e shkurtuar ndjeshëm distancën deri në Dibër.

Vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh