E hënë, 21 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Karakaçi jep lajmin e mirë: Nis puna për ndërtimin e bypass-it të Elbasanit

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka dhënë lajmin e mirë, atë të fillimit të punimeve të bypass-it të Elbasanit.

Ky projekt i ri do t’i jepte fund terafikut që krijohet në të dy akset e autostradës Tiranë-Elbasan në afërsi të Bradasheshit.

Karakaçi deklaroi gjatë inspektimit të punimeve, se segmenti do të ndërtohet si autostradë e kategorisë A, sipas standardeve të rrugës Tiranë-Elbasan.

Postimi i Karakaçit:

Reklamë

Kemi filluar punimet në bypassin e Elbasanit. Për ta konkretizuar është pjesa ku fillon hinka e autostradës Tiranë – Elbasan. Do të jetë autostradë e kategorisë A, sipas të njëjtave standardeve që është aktualisht sot rruga Tiranë-Elbasan.

I japim zgjidhje trafikut të krijuar gjatë gjithë kësaj periudhe dhe sidomos gjatë sezonit turistik. Dy kontratat janë lidhur tashmë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Segmenti i parë që fillon menjëherë aty ku përfundon rruga Tiranë – Elbasan tashmë ka filluar nga punimet.

Punimet janë duke ecur mirë për shkak se edhe kantieri është i hapur nga shpronësimet e bëra që më herët. Në këtë fazë jemi në 3 kilometrat e parë që përfundojnë diku te kombinati metalurgjik i Elbasanit, ndërkohë që kemi në prokurim po ashtu në vitin pasardhës pjesën vijuese deri afër Peqinit.

Pse ka rëndësi ky projekt? Kemi vazhdimin e autostradës Tiranë – Elbasan. Bëjmë ndarjen e trafikut ndërmjet pjesës juglindore të Shqipërisë dhe pjesës jugore të Shqipërisë, por po ashtu bëjmë ndërlidhjen ndërmjet autostradës Tiranë – Elbasan, bypassit të Elbasanit, si dhe dalim në vazhdimin e korridorit Elbasan – Qafë Thanë, duke i dhënë dhe një zgjidhje të integruar gjithë pjesës së trafikut në Shqipëri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.