Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektoi punimet në rrugën që lidh Aeroportin e Vlorës me autostradën Fier-Vlorë.

 

 

Punimet në këtë segment 2.9 km të gjatë janë drejt përfundimit pasi janë realizuar afro 80% e tyre.

 

 

Bëhet fjalë për një zonë kënetore në zonën e akernisë, ndaj dhe pjesa më e madhe e punimeve është fokusuar në mbushjen e rrugës.

 

 

Pas përfundimit të këtij segmenti rrugor, aeroportit si dhe tunelit të llogorasë, i gjithë qyteti i Vlorës kthehet në një pol të rëndësishëm Turistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *