Një banesë është përfshirë nga flaket në fshatin Dedaj të Shkrelit në Malesinë e Madhe.

 

Sipas të dhënave zjarri ka ardhur si pasojë e një rrufeje. Zjarri është përhapur me shpejtësi në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Arben Ivanaj, cili si pasojë e plageve te marra nga zjarri ka nderruar jetë në spital.

 

Viktima po qendronte në banesen e komshiut të tij. Grupi hetimore i policisë është nisur drejt vendit të ngjarjes ndërkohë që kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikese per shuarjen e flakeve te zjarrit

 

“Më datë 09.06.2022, në orën 13:15, në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit P. Ç. 63 vjeç.

Për pasojë është djegur pjesërisht banesa, si dhe ka pësuar djegie në trup, shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, që po qëndronte në këtë banesë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *