E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rrjeti i madh i drogës, në mesin e të arrestuarve edhe prokurori i Gjirokastrës

10 muaj hetime në bashkëpunim me autoritetet greke dhe qëndrën “Selec” në Rumani kanë sjellë arrestimin e 61 shtetasve shqiptarë dhe të huaj.

14 persona u vunë në pranga dhe 6 të tjerë u shpallën në kërkim vetëm gjatë së hënës në një operacion që u zhvillua në disa qytete të vendit.

Nga hetimet janë dokumentuar të paktën 14 raste të trafikimit të kanabisit për mes kufirit të gjelbee nga Shqipëria në Greqi.

ARDI VELIU

Reklamë

DREJTOR I PERGJITHSHEM I POLICISE

“ Gjatë kontrolleve në operacionet e zhvilluara janë sekuestruar:mbi 1 ton lëndë narkotike Cannabis sativa;1 kg 23 gr. lëndë narkotike heroinë e kokainë;sasi lëndë narkotike çokollatë;10 peshore elektronike;sasi fishekësh luftarak;78 telefona celularë;25 automjete të ndryshme;Sasi të konsiderueshme vlerash monetare si euro, dollarë dhe lekë ”

Veliu tha se hetimet ndaj grupit kriminal zbuluan edhe një rast të dyshuar korrupsioni në sistemin e drejtesise ku u ndalua prokurori i Gjirokastrës Spartak Çoçoli, ndërsa ndaj të arrestuarve do të aplikohet edhe ligji antimafia.

 

Shkatërrim të një merimange kriminale e cilësoi operacionin edhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj përmes një postimi në rrjetet sociale.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë