Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
10 June 2026
Vizion fokus

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime me vdekje,...

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën me Ivanka...

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS: As unë,...

Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë...

Projekti në Zvërnec, Malaj: Investimi do t’i japë zhvillim...

Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si ajo e...

Rama jep lajmin: Shumë shpejt do të sjellim në...

Pse gjithë ky interes nga mediet e huaja për...

“Patriotizmi nuk është tek sharjet ndaj meje”/ Rama: Kur...

Pse po protestohet? Stringa në Quo Vadis: Dy janë...

Rrjet kriminal shqiptar dhe “kimistë” kolumbianë, nis gjyqi në Belgjikë për grupin e kokainës, si funksiononte organizata

8 Prill 10:00

Dyzet persona kanë dalë në gjyq ditën e sotme, 8 prill në Gjykatën Penale të Brukselit për një çështje të trafikut ndërkombëtar të drogës. Hetimi filloi në shtator 2020 pas zbulimit të disa kilogramëve kanabis dhe një sasie të madhe acetoni në një kuti në Bruksel.

Çështja mori një dimension tjetër kur u duk se të dhënat që rezultuan nga infiltrimi dhe deshifrimi i aplikacionit SKY ECC mund të pasuronin kërkimin. Aplikacioni i mesazheve u përdor nga anëtarët e grupit kriminal për të komunikuar fshehurazi.

Falë deshifrimit të komunikimeve, policia mundi të identifikonte kontaktet në disa vende të Amerikës së Jugut, të specifikonte mënyrën e operimit të trafikantëve dhe të detajonte strukturën e organizatës.

Rrjeti kriminal, drejtues i të cilit janë të pandehurit e kombësisë shqiptare A.H, I.K dhe A.I, dyshohet se ka importuar disa ton kokainë, veçanërisht nëpërmjet portit të Antwerpen. Sipas informacionit të mbledhur nga RTBF, droga ishte e fshehur në mallra të ligjshme si tul frutash. Hetimet çuan në sekuestrimin e një fuçie me lëng, në të cilën ishte holluar ekuivalenti i 600 kilogramëve kokainë.

Kokaina e holluar në tul frutash

Trafikantët përdorën teknikën e hollimit të drogës në produkte në dukje të padëmshme për të anashkaluar më lehtë kontrollet policore dhe doganore. Anëtarët në shkallën e poshtme të organizatës, të quajtur “kuzhinierë” ose “kimistë”, ishin përgjegjës për nxjerrjen e kokainës nga mallrat në laboratorët klandestinë.

Për t’i dhënë lëndës narkotike formën e tyre të shitjes në tregun ilegal, ata përdorën kimikate, si aceton. Hetimet bënë të mundur identifikimin e të dyshuarve kolumbianë, të sjellë në Belgjikë për të kryer punën e nxjerrjes.

Hetimi u shtri në disa vende evropiane. Më 15 shkurt 2022, në Belgjikë u kryen afro 50 kontrolle. Gjashtëdhjetë të tjera u zhvilluan njëkohësisht në Spanjë, Itali, Gjermani, Kroaci dhe Holandë.

Të dyshuarit, disa prej të cilëve janë ende në kërkim, do të gjykohen në Bruksel për shkelje të legjislacionit të drogës, zhvatje, vjedhje, falsifikim, pastrim parash dhe shkelje të legjislacionit për armët./vizionplus.tv

Posted Under:
Bota Kronike Kryesoret
Tagged:
Bruksel Gjyq kokaine shqiptare

Nga e njëjta kategori

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën me Ivanka Trump dhe Kushnerin gjatë një darke në Jug

më shumë...

Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë kaluar 13 vjet, ishte në mesin e gjykimeve që kam bërë!

më shumë...

Rama: Ne shpallëm lumin e fundit të egër në Evropë, Park Kombëtar! Nuk jemi si ai që ju la peshqesh Bjeshkve 12 hidrocentrale

më shumë...

35 vjetori i PS, Rama nga Fieri: Protestuesit kujtojnë se kanë botën me vete, por po gënjehen

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:56

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime...

10:56

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën...

10:29

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS:...

10:24

Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec,...

10:13

Projekti në Zvërnec, Malaj: Investimi do t’i...

10:04

Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si...

9:43

Rama jep lajmin: Shumë shpejt do të...

9:34

Pse gjithë ky interes nga mediet e...

9:23

“Patriotizmi nuk është tek sharjet ndaj meje”/...

9:13

Pse po protestohet? Stringa në Quo Vadis:...

9:02

“Më dashuron dhe mua si Fatosin, por...

8:59

“Kam gojë unë dhe për flamingot”, Rama:...

8:51

Rama: Ne shpallëm lumin e fundit të...

8:38

35 vjetori i PS, Rama nga Fieri:...

7:55

Aksident në aksin rrugor Maliq-Korçë, plagoset shoferi

7:11

Mbi 7 mijë rrënjë kanabis të zbuluara...

6:51

Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare

6:38

Bylykbashi e Tabaku takojnë gazetarët europianë

6:18

Koncerti italian në Marina Orikum, kantautori i...

6:16

Dita e 10-të e protestës, qytetarët nisin...

Më të klikuarat

  • Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po ktheheshin nga kul...
  • Del teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, përjashtohet nga pro...
  • Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, arrestohet një i dyshuar...
  • Autori Sadik Llani Vrau shokun me kallash, RENEA ende në kërkim të Sadik Llanit...
  • Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.