Subscribe

Mesditën e kësaj të shtune në Tiranë u parandalua një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi.

 

Në një pikë karburanti në zonën e Shkozës në kryeqytet u ça një tub gazi, duke shkaktuar panik te punonjësit e karburantit, por edhe te banorët e zonës, të cilët dolën nga shtëpitë e tyre të shqëtësuar.

 

Policia dhe zjarrfikësit bënë menjëherë evakuimin e tyre, ndërsa krijuan edhe një perimetër sigurie.

 

Ekspertët në zonë shpjeguan si nisi rrjedhja e gazit, ndërsa siguruan se tashmë situata është nën kontroll.

 

“Sot në orën 11:25 jemi vënë në dijeni se te karburanti në fjalë gjatë montimit të tubacionit nga boti në karburant ka patur një avari dhe si rrjedhojë anomalie ka shpërthyer gazi. Janë evakuuar banorët, ka ardhur zjarrfikësja dhe ka bërë të mundur eliminimin. Nuk ka rrezikshmëri. Nuk ka patur flakë, sepse zjarrfikësja ka ardhur në kohë.  Do kryejmë hetimet dhe do të ndjekim më imtësisht se çfarë ka ndodhur.”

 

Për të garantuar sigurinë në zonë, efektivët bllokuan përkohësisht qarkullimin në urën e Shkozës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *