Para largimit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano ka folur për mediat franceze për një nga operacionet më të bujshme të viteve të fundit, “Plumbi i Artë”.

 

Ai ka konfirmuar se ky operacion është dekonsipiruar pas nga 32 persona që ishin në për t’u arrestuar, iu vunë prangat vetëm 18 prej tyre, e ndërsa “kokat e krimit”, mes tyre edhe Ervis Martinaj u arratisën.

 

“Ka pasur rrjedhje të informacionit, mund të ketë ardhur nga vetë ato që kanë kryer investigimin ose nga ekipet operacionale. Kishim 32 në shënjestër dhe arrestuam 1, 2, 3 ,4 …18. Anëtarë të bandave jashtëzakonisht shumë të dhunshme të trafikut të drogës dhe vrasjeve me pagesë”, rrëfen Nano në dokumentar, duke dashur të theksojë faktin se pavarësisht dekonspirimeve, ka pasur edhe rezultate pozitive.

 

Në reportazhin “Hetime Ekskluzive” për kanalin francez Metropole, ai shtoi se për shkak të Vettingut në Polici, i është dashur të shkarkojë shumë kolegë të tij në polici.

 

“Ka një reformë në drejtësi që po vazhdon në këto momente. Prokurorët dhe gjyqtarët janë shkarkuar dhe të njëjtën gjë po bëjmë edhe me policët tanë. Kjo do të marrë pak kohë. Për këtë arsye më është dashur të sanksionoj shumë kolegë të mi në poste shumë të larta. Janë shkarkuar. Kjo sepse nëse një ditë duam të integrohemi në BE duhet të rrëzojmë disa rregulla. Një nga këto është lufta kundër korrupsionit”, ka thënë ish-drejtori.

 

Kujtojmë që Gledis Nano u shkarkua me vendim qeverie në 31 gusht me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *