Subscribe

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, pas mbledhjes me qeverinë, ka deklaruar se vitin e ardhshëm, në vitin 2024, do të ketë rritje të pagave për mësuesit dhe pedagogët.

 

Ajo theksoi se në 2024 do të ketë rritje më të madhe të pagave të bëra ndonjëherë për mësuesit, me 23-36% në varësi të pozicionit.

 

“Vlerësimi më i mirë për ta shëprblimi pagat dinjitoze. Ndërkohë që në fillim të këtij mandati jemi angazhuar të ketë rritje pagash me 40 % . Këtë vit kemi marrë vendimin të rrisim pagat me 7 %. Vitin e ardhshëm do të kemi rritjen më të madhe të pagave ndonjëherë me 23-36 %,  në varësi të pozicionit”, tha Kushi.

 

Rritje pagash do të ketë edhe pë punonjësit e policisë dhe zjarrëfikësit. Këtë gjë e bëri të ditur ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

 

Çuçi u shpreh se, rritje e pagave do të bëhet sipas gradave. Tek punonjësit e gardës do të ketë rritje me me 22% për gradën e ulët dhe 7-10 për gradat e larta.

 

Ndërsa në polici, do të ketë rrijte pagash me 7% për nivelt e larta dhe 25% për Inspektorin e parë dhe të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *