Subscribe

Kosova po përballet me një rritje çmimesh në produktet bazë dhe qytetarët shprehen se kjo është e papërballueshme në kushtet kur paga minimale është 135 euro për punonjësit nën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35-vjeç. Kryetari i Dhomës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi shprehet se ulja e akcizës për naftën, vajrat, gazin si dhe zbritja e TVSh-së për disa produkte bazë, do të lehtësonin situatën.

BERAT RUKIQI
KRYETAR I DHOMES EKONOMIKE, KOSOVE
“Jemi në një situatë ku jeta pas pandemisë do të jetë më e shtrenjtë se sa para pandemisë. Janë prodhuesit të cilëve iu ka rritur kostoja e prodhimit. Kështu qeveria duhet shikojë mundësinë që të ketë për shembull intervenime tek akciza për naftën, për vajrat, për gazin. Për konsumatorin, për qytetarin, por edhe për bizneset është më rëndësi që të rishikohet norma e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar(TVSh). Pra, të shikohet mundësia e rishikimit të listës së produkteve që kanë normë të reduktuar të TVSh-së”.

Tregtarët shprehen se rritja e çmimeve po bëhet shqetësuese çdo ditë e më shumë.

ESAT HAXHA
SHITES
“Çmimet çdo ditë vetëm sa po rriten, njerëzit janë pa punë, jetojnë me ndihma sociale. Çmimet në treg kanë ndryshuar nga pak, si pemët, patatet. Askush nuk po e merr parasysh, për ne askujt nuk po i intereson. Njerëzit po ankohen. Vjen pensionisti me 70-80 euro dhe pyet tri herë sa është çmimi.”

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi i bukës ka shkuar në 50 cent, ndërsa janë shtrenjtuar edhe produktet e mishit, qumështit dhe perimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *