Rriten frikshëm rastet e reja me koronavirus në vendin tonë brenda 24 orëve.

 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pas kryerjes së 5.018 testimeve, 800 qytetarë janë konfirmuar pozitivë, gati 400 më shumë se një ditë më parë.

 

Në ndryshim nga e hëna, kur nuk kishte asnjë viktimë, këtë të martë kanë humbur jetën dy pacientë, një 62-vjeçar nga Lezha dhe një 72-vjeçar nga Saranda.

 

Teksa në spitalin Infektiv janë të shtruar 90 pacientë, të shëruar brenda 24 orëve janë 157 qytetarë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *