Ekonomia shqiptare u rrit me afro 4% gjatë vitit 2024, ose 0.02 përqind më shumë se një vit më pare.
Pozitivisht në rritjen ekonomike edhe në vitin e shkuar vijoi të kontribuojë sektori i ndërtimit, ndërkohë që vend kryesor kishte edhe grupi i administratës publike, falë reformës së pagave e po ashtu edhe tregtia e akomodimi, si rezultat i zhvillimit të mirë turistik.
Nga ana tjetër, rënia e bujqësisë nuk u ndal as në vitin 2024. Referuar shifrave të INSTAT, bujqësia ra me 1.15%, duke mbyllur kështu vitin e katërt me performancë negative.
Megjithatë, më e fortë rënia ishte tek industria, me 6.8%, një sektor që po vuan prej zhvlerësimit të euros./vizionplus.tv