Subscribe

Nga data 1 tetor, të gjithë pensionistët do ta marrin pensionin e tyre të indeksuar në masën 6%.

 

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado rikonfirmoi se shtesën e miratuar nga qeveria e përfitojnë të gjithë kategoritë e pensionistëve.

 

ASTRIT HADO

 

DREJTOR I ISSH

 

“Është indeksim prej 6% për të gjithë. Efektet financiare nisin nga 1 tetori. Të gjihë pensionet e tetorit do të jenë të indeksuara sepse shtatori është marrë ose është duke u marrë. Sepse pensionet parapaguhen, pensionet e shtatorit kanë filluar të paguhen që në 1 shtator. Janë shpërndarë pa indeksim. Të gjtha kategoritë do ta marrin përfitimin e pensionit të indeksuar në masën 6%.”

 

Ky është indeksimi i dytë që iu bëhet brenda vitit pensioneve, me qëllimin për të zbutur sadopak efektet që kriza e çmimeve po shkakton në xhepat e shqiptarëve. Duke shtuar edhe indeksimin prej 3.3% që u miratua në muajin prill, rritja e pensioneve për vitin 2022 shkon në masën 9.5%. Nga kjo shtesë përfitojnë 674 mijë pensionistë dhe ajo do të jetë e qëndrueshme dhe në fuqi deri në vendimmarrjen e radhës të qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *