Rritja e kapaciteteve në nënstacionin elektrik “Tirana 1”, Balluku inspekton punimet

Punimet për rikonstruksionin dhe rritjen e kapaciteteve në nënstacionin elektrik Tirana 1, pranë Zogut të Zi, janë drejt përfundimit.
Ky nënstacion, i ndërtuar në vitin 1951, do të kalojë nga 35 kilovolt në 110 kilovolt, duke përmirësuar furnizimin me energji për rreth 25 mijë banorë dhe biznese.
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe administratorin i OSSH, Blendian Dalipi, ndoqën nga afër punimet, që pritet të përfundojnë në Maj të këtij viti, një vit para afatit. Projekti ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe uljen e humbjeve teknike.
Po ashtu, Balluku inkurajoi qytetarët të aplikojnë për thirrjen e dytë për panelet diellore, që mundësojnë reduktimin e faturave të energjisë.
Këto investime, bëri të ditur Zëvendëskryeministrja Balluku, jo vetëm përmirësojnë cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, por ndikojnë drejtpërdrejt edhe në përmirësimin e treguesve të performancës për vetë kompaninë.
/vizionplus.tv




