Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
07 June 2026
Vizion fokus

“Natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojn”, Rama për komentuesit...

Protestat për Zvërnecin, Rama në Podcastin “Flasim”: Qindra, mijëra...

Tragjike! Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar, Fatjon Bunjaku

Terror në festivalin në SHBA, dy të armatosur shkëmbejnë...

“Flamingot do marrin arratinë”, Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit:...

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

Irani do të jetë në Botëror, pasjiset me viza

Zhgënjen sërish Shqipëria, mundet edhe nga Luksemburgu! Maran e...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Levan, tre...

Rritja e infektimeve, Manastirliu apel të moshuarve nga qendra shëndetësore verore Pogradec: Vaksinohuni me dozën përforcuese

23 Korrik 10:18

Ministrja Manastirliu, nga qendra shëndetësore verore Pogradec, ku deklaroi se vaksinimi anticovid do të kryhet edhe në qendrat e përkohëshme verore, ka bërë apel për të gjithë qytetarët, sidomos për të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje kronike, që të kryejnë dozën përforcuese të vaksinës.

“Jemi në një situatë që kemi një rritje të rasteve pozitive. Jemi mbi 9 mijë qytetarë aktivë, pra që do të thotë që kanë simptoma të virusit dhe numri në spital është rreth 30 pacientë të shtruar. Kjo do të thotë që kemi edhe një rritje të simptomave l, të cilat më pas çojnë edhe në agravimin e situatës shëndetësore, duke kërkuar hospitalizim. Është shumë e rëndësishme sidomos në momentin që jemi duke kaluar por edhe për të pararendur çfarë mund të vijë në një periudhë të shpejtë, në vjeshtë -duke qenë se priten dhe sub variante të reja, të cilat mund të çojnë sërish një rritje të infeksionit të covid- të vijojmë vaksinimin me intensitet. Është e rëndësishme sidomos për ata të cilët kanë sëmundje bashkëshoqëruese, për moshat e treta, për të bërë dozën e tretë, dozën e katërt të vaksinës, si një dozë përforcuese që rrit kujtesën imunitare. Dhe kjo besoj që është në momentin e duhur”, tha Manastirliu.

Gjatë vizitës në qendrën shëndetësore verore në qytetin e pogradecit, Ministrja Manastirliu bëri me dije se pushuesit kanë përfituar rreth 15 mijë shërbime të kujdesit shëndetësor në 29 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin.

“Janë më shumë se 1 mijë pushues, të cilët kanë marrë shërbime në këtë qendër verore në Pogradec përgjatë periudhës 15 qershor deri më sot. Ndërkohë që në të gjithë vendin, në 29 qendrat shëndetësore verore nga veriu në jug, ne kemi ofruar më shumë se 15 mijë shërbime të kujdesit shëndetësor për pushuesit dhe turistët, nga të cilët, katër mijë janë turistë të huaj që kanë marrë shërbime në këto qendra”, tha Manastirliu.

Janë 29 qendra shëndetësore verore me shërbim 24 orë në 7 ditë të javës, të hapura në të gjithë vendin, nga veriu në jug, nga zonat turistike malore dhe në bregdet përgjatë sezonit turistik veror gjatë periudhës 15 qershor–15 shtator.

 

Në veri funksionojnë 8 qendra shëndetësore, nga të cilat katër janë në zonat turistike malore (Valbonë, Razëm, Tamarë dhe Theth) dhe katër të tjera në plazhet Velipojë, Rrjoll, Shëngjin e Tale në Lezhë. Në Durrës funksionojnë 4 qendra shëndetësore verore, konkretisht në plazhet Gjiri i Lalëzit, Currila, Plazhi i Vjetër dhe Shkëmbi i Kavajës, ndërsa në Kavajë funksionojnë qendrat 24-orëshe në plazhet Golem dhe Mali i Robit.

Në rajonin e jugut funksionojnë këto qendra shëndetësore verore: Në Pogradec; në Lushnjë në plazhin e Divjakës; Në Fier në plazhin e Darëzezës; Në Vlorë në katër plazhe, konkretisht në Zvërnec, Plazhi i Vjetër Vlorë, Radhimë, Orikum; Në Bashkinë Himarë: Palasë, Dhërmi, Drimadhes, Himarë, dhe Qeparo. Në Sarandë në plazhet Borsh, Ksamil i Vjetër dhe Ksamil i Ri.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Doza infektime Pogradec Vaksina

Nga e njëjta kategori

“Natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojn”, Rama për komentuesit në rrjete sociale: Në fjalorin tuaj me 40 fjalë, 20 i keni sharje

më shumë...

Gjendjet i mbytur një person në lumin Mat, dyshohet të jetë ish oficeri Gardës i shpallur i zhdukur nga familja

më shumë...

Arrestohet 37-vjeçari nga Fushë Kruja në Himarë, dyshohet për një seri vjedhjesh në banesa dhe biznese

më shumë...

“Policia qëlloi e para”/ Flet për herë të parë nëna autorit që vrau efektivin Enea Mekolli: Më vjen keq, edhe djali im të kishte vdekur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

1:30

“Natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojn”, Rama...

11:53

Dasma e Dua Lipës në Palermo mes...

11:44

Gjendjet i mbytur një person në lumin...

11:38

Arrestohet 37-vjeçari nga Fushë Kruja në Himarë,...

11:00

“Policia qëlloi e para”/ Flet për herë...

10:55

Antidroga e Tiranës kap furnizuesin kryesor të...

10:45

Votojnë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, ftojnë...

10:37

Goditet rrjeti i narkotikëve në Tiranë, sekuestrohen...

10:20

Protestat për Zvërnecin, Rama në Podcastin “Flasim”:...

9:33

Tragjike! Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar,...

9:20

Sarandë/ Shiste kokainë në lokalin që administronte,...

9:16

Terror në festivalin në SHBA, dy të...

9:01

Horoskopi i ditës: Çfarë kanë rezervuar yjet...

8:26

“Flamingot do marrin arratinë”, Rama ironizon protestuesit...

8:18

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Kosova voton sot

8:12

Moti sot në vend, reshje shiu në...

11:14

Paola Avdulaj shpallet më e bukura e...

10:50

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në...

10:45

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

10:20

Irani do të jetë në Botëror, pasjiset...

Më të klikuarat

  • “Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”, Rama flet...
  • Tragjike! Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar, Fatjo...
  • “Policia qëlloi e para”/ Flet për herë të parë n...
  • “Ai nuk del nga vetja, publiku e ka dashur në çdo rol&...
  • Paola Avdulaj shpallet më e bukura e Shqipërisë, rrëmben kur...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.