Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka hedhur akuza në drejtim të kryebashkiakut Veliaj në lidhje me çështjen e ujit të pijshëm.

 

Në një postim në Facebook, Spahiu shkruan se kryebashkiaku Veliaj me rritjen e çmimit të ujit I ka paraprirë dhënies me konçesion apo PPP furnizimit me ujë privatit. Sipas Spahiut, edhe pse kanë kaluar dy vite nga rritja e çmimit të ujit situate vijon të jetë po e njëjtë.

 

“Qartazi del që Erion Veliaj me rritjen e çmimit të ujit i ka paraprirë dhënies me konçension apo PPP furnizimin me ujë privatit. Dy vite pas rritjes me 40% të çmimit të ujit në kryeqytet, me arsyetimin për më shumë investime, kemi një panoramë krejt tjetër. Tirana vuan mungesën e ujit më shumë se përpara rritjes së çmimit. Argumenti? Edhe pse ne rritëm çmimin (bashkia) përsëri nuk jemi të aftë të zgjidhim problemin dhe vetëm privati mund ta bëjë…!!!! Normal që dhe fituesi, siç ndodh rëndom, do të jetë përcaktuar..!!!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *