Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 July 2026
Vizion fokus

Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e Maleve’: Pas...

Eksperti: Në Shqipëri paga e mësuesit duhet të ishte...

Çfarë do të ndodhë me pensionet? Përgjigjet eksperti i...

“Shqipëria më mirë sot se në 2015”, eksperti: Pabarazia,...

“Punojnë 200 mijë veta”, eksperti: Sulmi me vlerësimet negative...

“Hienat e kanë kapur protestën”, eksperti: Review-t negative për...

“Kush ka mundësi të blejë prona për turizëm?” Eksperti:...

Dita e 52-të e protestës në Tiranë, marshim dhe...

Pse Shqipëria s’ka strategji 20-vjeçare për zhvillimin? Eksperti: Ja...

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen,...

Rritja e çmimit të energjisë/ Albin Kurti: Nuk ka zgjidhje ideale në kriza energjetike

9 Shkurt 12:56

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën, 9 shkurt, se gjatë muajve të dimrit, Kosova ka importuar 40 për qind të energjisë elektrike.

Sipas tij, çmimet e importit kanë qenë deri në shtatë herë më të shtrenjta sesa zakonisht dhe se në “kriza energjetike, sikurse në çdo krizë tjetër, nuk ka zgjidhje ideale”.

“Në ballafaqim me kriza nuk mund të kërkohet një situatë si para saj. Duhet të synohet një mënyrë për tejkalimin sa më shpejtë prej krizës për sa më shumë prej jush”.

Kurti ka thënë se çmimet e importit të energjisë nuk pritet të ulen, andaj ka bërë thirrje për përdorim racional.

Ai i ka bërë këto komente, pasi Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë ka miratuar të martën, 8 shkurt, tarifat e reja për energji elektrike.

Departamenti për Tarifa në ZRRE ka thënë se rritjen e çmimit në fatura do të vërejnë konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat për orë brenda muajit.

Fillimisht ky institucion kishte propozuar rritje për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kilovat për orë në muaj.

Kurti ka thënë se Qeveria ka rritur shumën e subvencioneve në 100 milionë euro për të lehtësuar situatën.

Sipas tij, subvencionimi i plotë i importit të energjisë është i papërballueshëm për buxhetin e shtetit.

Subvencionet e Qeverisë do të shfrytëzohen për një periudhë njëvjeçare.

“Sipas të dhënave tona, bazuar në shpenzimet e vitit të kaluar, 70.4 për qind e konsumatorëve shtëpiakë, gjatë dimrit, shpenzojnë mesatarisht më pak se 800 kilovat orë në muaj”.

Sipas tij, kjo i bie që kjo kategori do të preket lehtë apo aspak nga rritja e çmimeve të energjisë.

ZRRE ka thënë se 20 për qind e konsumatorëve e tejkalojnë konsumin prej 800 kilovat në orë gjatë muajit.

Konsumatorët e tarifës mbi 800 kilovat për orë do të kenë tarifën e lartë prej 12.5 cent për kilovat dhe 5.9 cent për tarifën e ulët.

Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë në muaj, tarifa e lartë do të jetë 7 cent, ndërsa ajo e ulët, 3 cent.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi me 9 shkurt dhe do të aplikohen deri më 31 mars 2023.

Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00.

Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00.

Për bizneset nuk do të ketë blloqe tarifore. Muajve të fundit, Kosova është futur në krizë energjetike, si pasojë e krizës së ngjashme që ka përfshirë Evropën. Kriza në Evropë është thelluar kah mesi i vitit 2021, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të gazit. Kjo ka bërë që Kosovës t’i rriten çmimet e importit. Kosova nuk mund t’i përballojë e vetme kërkesat – kryesisht për shkak të vjetërsisë së termocentraleve që ka./ Rel

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Çmimi Energjia elektrike

Nga e njëjta kategori

Çfarë do të ndodhë me pensionet? Përgjigjet eksperti i ekonomisë në QUO VADIS

më shumë...

“Hienat e kanë kapur protestën”, eksperti: Review-t negative për bizneset, veprim i kordinuar

më shumë...

Banorët e Përrenjasit në protestë, kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

më shumë...

Tiranë/ Katër persona grabisin tre pako në një postë, policia gjen pistoletë lodër dhe makinë të djegur, dyshohet e autorëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:32

Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e...

10:25

Eksperti: Në Shqipëri paga e mësuesit duhet...

10:21

Çfarë do të ndodhë me pensionet? Përgjigjet...

10:12

“Shqipëria më mirë sot se në 2015”,...

10:08

Moti i keq ‘godet’ Vlorën, era e...

10:04

“Punojnë 200 mijë veta”, eksperti: Sulmi me...

9:42

“Hienat e kanë kapur protestën”, eksperti: Review-t...

9:29

“Kush ka mundësi të blejë prona për...

9:22

Dita e 52-të e protestës në Tiranë,...

9:14

Pse Shqipëria s’ka strategji 20-vjeçare për zhvillimin?...

8:19

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do...

8:06

Banorët e Përrenjasit në protestë, kundërshtojnë bashkimin...

7:29

Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk pritet...

6:39

Tragjedi në Francë! Dy zjarrfikës humbin jetën...

6:21

Trump: Tarifa deri në 12.5% për dhjetëra...

6:11

Përfshihet nga flakët një rrobaqepsi në Lezhë

5:38

Zv.kryeministrja Koçiu në Kombinat, i hapet rrugë...

5:37

Paralajmëron Garda Revolucionare: Asnjë pikë nafte nuk...

5:15

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në...

4:55

“Zvicrën e vogël e keni këtu”, Rama...

Më të klikuarat

  • Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e Financ...
  • Dogji veten brenda makinës, 66-vjeçari përcolli dje gruan dr...
  • Rama rikthehet në veri një vit pas shembjeve: Nuk kam thënë...
  • Përshkallëzohet lufta: Ukraina godet objektet strategjike në...
  • “Gjigantët e qiellit” në pozicione shumë të rënd...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.