Subscribe

Zyra e Rregullatorit të energjisë në Kosovë vendosi rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që në një muaj, shpenzojnë mbi 800 kilovat / orë.

 

Vendimi u shoqërua me debate të ashpra në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit, ku opozita akuzoi qeverinë se po i shërben interesave të veta ndërsa paralajmëroi ankimin të vendimit në gjykatën kushtetuese.

 

BESNIK TAHIRI

 

SHEF I GRUPIT PARLAMENTAR, AAK

 

“Për një vendim i cili është diskriminues, i cili është politik e i cili është në plotni i ndërtuar mbi një sinkronimi të Qeverisë së Kosovës dhe të ZRrE, shihni tarifat, shihni ngritjen e çmimeve dhe shihni pozicionin e Qeverisë.”

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi  ka deklaruar se zyra e Rregullatorit të energjisë i ka tejkalaur kompetencat ligjore dhe po i shërben Albin Kurtit.

 

MEMLI KRASNIQI

KRYETAR, PDK

 

“Ndarja e mbi 100 milionë eurove tashmë nga ana e qeverisë është subvencion direkt për KEDS-in, për kompaninë private që e kanë sharë me vite dhe kanë thënë që duhet me ndërmarrë masa ndaj tyre dhe sot taksat e qytetarëve në vlerë mbi 100 milionë euro deri tash e kushedi sa deri në fund janë duke ua falë. Detyrojnë qytetarët me pagu rrymën dyfish më shtrenjtë sesa e kanë paguar deri sot. Nga dita e djeshme qytetari i Kosovës është mbështetur për muri”.

 

Ndërkohë, Lidhja Demolratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e bordit të zyrës së rregullatorit të energjisë.

 

HYKMETE BAJRAMI

DEPUTETE, LDK

 

 “Ky vendim është jashtëzakonisht i padrejtë, jashtëzakonisht diskriminues. ZRrE, bordi duhet me dhënë dorëheqje sepse ka bërë shkeljen më të madhe, na ka vënë në lajthitje ne të gjithëve, jo vetëm deputetëve e Kuvendin por të gjitha institucionet ku për dy javë ne kemi dhënë propozime e komente. Kritika bazuar në atë që ka thënë që të hyrat ekstra të lejuara janë 132 milionë dhe sot del se janë 251 milionë”.

 

Sipas kryeministrit Albin Kurti, gjatë muajve të dimrit, Kosova ka importuar 40 për qind të sasisë së energjisë elektrike dhe çmimet e importit kanë qenë deri në shtatë herë më të shtrenjta sesa zakonisht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *