Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 August 2026
Vizion fokus

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori i atentatit...

I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, kush është...

Përmbytje në Indiana të SHBA, të paktën 6 të...

Sulme masive me dronë gjatë natës shënjestrojnë rajonin e...

U rrah brutalisht dhe u la para spitalit, humb...

Belgjika përballet me zjarre rekord, qindra banorë evakuohen nga...

Tritol në banesën e Ylli Zallës në Fushë Krujë

Kriza në Ceuta nuk ka mbaruar, mbi 100 emigrantë...

Përmbyset autobuzi me turistë, 12 persona humbin jetën, mbi...

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Rritja e çmimeve/ Autoriteti i Konkurrencës hedh sytë nga subjektet që tregtojnë vaj, miell, vezë, oriz dhe sheqer

11 Mars 17:31

Autoriteti i konkurrencës ka nisur monitorimin për subjektet që tregtojnë produktet e shportës pas rritjes galopante të çmimeve të të gjithë artikujve në përgjithësi.

 

Veç faktit që ka vënë nën hetim Kompanitë e karburanteve, Autoritetit i Konkurrencës deklaron se nxitur edhe nga informacionet e shqetësimet e marra nga media për rritjen e menjëhershme të çmimeve për produktet e shportës, ka vendosur menjëherë nën monitorim subjektet të cilat operojnë në tregun e produkteve vaj vegjetal, miell, vezë, oriz dhe sheqer.

 

Njoftimi i plotë:

 

Autoriteti i Konkurrencës, siç ka njoftuar më herët, në datën 3.02.2022 ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve naftë dhe benzinë dhe, pas evidentimit të disa dyshimeve të arsyeshme për shtrembërim të mundshëm të konkurrencës, ka filluar hetimin që në datën 25.02.2022, me Vendimin nr. 866, “Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e tregtimit me shumicë të karburantit naftë dhe benzinë”.

 

Autoriteti i Konkurrencës, me përgjegjshmëri të lartë ligjore, i shfrytëzoi maksimalisht kompetencat që i jep Ligji nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, ndaj edhe procedura e mësipërme e hetimit filloi që me marrjen e sinjaleve të para dhe konstatimeve se, në muajt e fundit, çmimet e karburanteve naftë dhe benzinë kishin një tendencë për tu ngritur, pra pa pritur agravimin e situatës së ditëve të fundit.

 

Bëjmë me dije se, të gjitha kompanitë e tregtimit të karburanteve janë nën hetim dhe, për ato kompani që do të provohet se kanë shkelur dispozitat e ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, masat e Autoritetit të Konkurrencës do të jenë në përputhje me penalitetet e parashikuara.

 

Ndërkohë, Autoriteti i Konkurrencës, në zbatim të nenit 28 të Ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, nxitur edhe nga informacionet e shqetësimet e marra nga media për rritjen e menjëhershme të çmimeve për produktet e shportës, nëpërmjet Urdhrit nr.190, datë 11.03.2022, dhe Urdhrit nr.192, datë 11.03.2022, ka vendosur menjëherë nën monitorim subjektet të cilat operojnë në tregun e produkteve vaj vegjetal, miell, vezë, oriz dhe sheqer.

 

Sqarojmë përsëri publikun e nderuar se, në respekt të qëllimit për të cilin është ngritur Autoriteti i Konkurrencës, të gjitha këto monitorime apo procedura hetimi kryhen vetëm në zbatim të ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, pa hyrë në atributet që janë përgjegjësi e institucioneve të tjera ligj zbatuese në vend.

 

Autoriteti i Konkurrencës vlerëson të theksojë se, do të ofrojë të gjithë mbështetjen e tij, kurdo që do i kërkohet, me ekspertizën më të mirë të mundshme në fushën e mbrojtjes së konkurrencës, për çdo institucion apo bord publik, gjithmonë duke ruajtur kompetencat dhe pavarësinë e tij.

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret Vendi
Tagged:
Autoriteti i Konkurrencës monitorim rritja e cmimeve Subjekte ushqime vaj

Nga e njëjta kategori

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori i atentatit të mbetur në tentaivë në Elbasan

më shumë...

Braktisi Kosta Rikën për Shqipërinë, 27-vjeçari rrëfen dy vitet e jetës në vendin tonë

më shumë...

I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, kush është shqiptari që u arrestua pas 8 vitesh në Rumani

më shumë...
Foto ilustruese

Kapet në Rinas i kërkuari nga Spanja, dy shqiptarë arrestohen në Rumani dhe Londër, ekstradohen në vendin tonë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:34

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori...

2:19

Braktisi Kosta Rikën për Shqipërinë, 27-vjeçari rrëfen...

2:11

I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit,...

Foto ilustruese
1:50

Kapet në Rinas i kërkuari nga Spanja,...

1:46

Përmbytje në Indiana të SHBA, të paktën...

1:06

Sulme masive me dronë gjatë natës shënjestrojnë...

12:57

U rrah brutalisht dhe u la para...

12:34

FOTO/ Shpërthimi me tritol në Fushë-Krujë, pamjet...

12:09

Arrestohet 44 vjeçari në Pogradec, iu gjet...

11:52

Shkrumbohet nga zjarri resorti në aksin Sarandë-Syri...

11:39

200 raste në ditë tek “Trauma”, mjekët:...

11:35

I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët:...

11:21

Belgjika përballet me zjarre rekord, qindra banorë...

11:14

Ylli Zalla inskenoi shpërthimin e tritolit në...

11:06

Akomodim falas për pushuesit e prekur nga...

10:52

Tritol në banesën e Ylli Zallës në...

10:06

Me djegie të rënda në trup dhe...

9:58

Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e...

9:23

Flakët përpinë lokalin dhe hotelin në Vlorë,...

9:09

Kriza në Ceuta nuk ka mbaruar, mbi...

Më të klikuarat

  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan...
  • Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e...
  • Natë tmerri! 6 të lënduar nga zjarri që përfshiu hotelin në...
  • E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë, më pas...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.