Kosova ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për gjendjen e krijuar pas shfaqjes së pandemisë COVID-19.

 

Presidenti Hashim Thaçi bën të ditur se ka nënshkruar dekretin pas takimit të zhvilluar me Këshillin e Sigurimit të Kosovës.

 

“Bazuar në detyrat e mia kushtetuese si President, pas takimit të sontëm me Këshillin e Sigurimit të Kosovës, kam nënshkruar një dekret për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mes të situatës së krijuar nga shpërthimi i # COVID19”, shkruan Thaçi në “Twitter”.

 

Deri më tani, Kosova ka regjistruar 19 raste të konfirmuara me koronavirus. Qeveria ka marrë disa masa menjëherë pas shfaqjes së dy rasteve të para duke mbyllur kufijtë, shkollat dhe transportin urban.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *