Subscribe

Edhe pse të hënën u duk sikur pati një rënie të numrit të rasteve të reja brenda 24 orësh, këtë të martë numri u rrit sërish. Sipas zëvendësministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli janë regjistruar 20 raste të reja, nga 11 që ishin të hënën. Në total, numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 243.

 

‘Në 24 orët e fundit janë testuar 145 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1671 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 243 raste.”

 

Nga të gjithë të sëmurët, 8 kanë  nevojë për kujdes intensiv, ndërsa tre janë në gjendje të rëndë.

 

“Ju informojmë se aktualisht, në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar.  Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 8 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52.”

 

Mira Rakacolli apeloi edhe një herë qytetarët që për çdo shqetësim që kanë të telefonojnë dhe të mos paraqiten në Spitalin Infektiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *