Subscribe

16 gra janë vrarë nga burrat gjatë vitit 2021. Statistikat flasin për rritjen e numrit të viktimave të dhunës në familje krahasuar me vitin paraardhës.

Rritjen e krimeve në familje në nivele shqetësuese e pranoi edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

 

Gledis Nano

“Vazhdon të mbetet shqetësues fenomeni i dhunës në familje. Gjatë këtij viti janë evidentuar 1337 vepra penale në dhune në familje. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kemi 48 ose 3.7% vepra penale më shumë. Nga vrasjet e ndodhura gjatë këtij viti 16 prej tyre janë për shkak të dhunës në familje.”

 

Nga të dhënat zyrtare të Gjykatës së Tiranës rezulton se togat e zeza kanë lëshuar afërsisht 800 urdhra mbrojtjeje të menjëhershëm për të parandaluar krimet.

 

Por përse kanë dështuar urdhrat e mbrojtjes të firmosur nga gjykata?

 

VJOLLCA PUSTINA

AVOKATE

 

“Për shkak të kushteve që kanë shumë familje shqiptare që jetojnë në një banesë dhe është e pamundur, mendoj unë që familjet, burri dhe gruaja të jetojnë të ndarë me njëri tjetrin. Fillojnë lindin edhe konfliktet e para, të cilat pastaj agravojnë në vrasje të palës, e cila i është drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtjeje.”

 

Parandalimi i krimeve në familje mbetet një nga sfidat më të mëdha, jo vetëm për strukturat e policisë por edhe për shoqërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *