Subscribe

Për këtë vit, në Fier janë depozituar plot 985 kërkesa për zgjidhje martese, ndërkohë që 253 divorce janë vulosur nga gjykata.

 

Sipas avokatit Denid Hajderaj, shifrat janë të larta dhe do të vijojnë të rriten.

 

Referuar të dhënave, divorcet fiktive kryhen pasi bashkëshortët marrin ekspulse në vendet ku kanë emigruar.

 

Më pas, ata kryejnë në gjykatë ndarjen duke ndryshuar gjendjen civile për të rifituar lëvizjen e lirë dhe për të emigruar.

 

Vetëm përgjatë këtij viti, 134 gra në Fier kanë kerkuar urdhër mbrojtjeje, pasi janë dhunuar nga bashkëshortët. Shkaqet kryesore të divorceve janë ato socio-ekonomike, por edhe emigrimi, varësia ndaj alkoolit dhe bixhozi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *