E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rritet ndjeshëm numri i të prekurve me COVID në Shqipëri

Dy humbje jete dhe 410 raste të reja janë shënuar orët e fundit me COVID, nga 5,252 testime të kryera. Qytetarët që nuk arritën ta fitonin betejën me virusin ishin nga Vlora, 44 dhe 76 vjeç.

 

Aktualisht janë 2,453 pacientë aktivë me COVID në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 39 pacientë.

 

Reklamë

Ndërkohë, janë shëruar 46 qytetarë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             910

Shkodër          343

Fier                  252

Vlorë               230

Elbasan           168

Lezhë              139

Durrës             131

Berat               75

Gjirokastër       73

Korçë               54

Kukës              48

Dibër                 30

Vazhdo të lexosh

Reklamë