Subscribe

Rritet korrupsioni në policinë e shtetit. Ky është konkluzioni i arritur përmes një sondazhi të kryer nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

 

Sipas këtij raporti, nga viti 2014 deri në 2020-ën, korrupsioni është rritur me 36%. 89% e qytetarëve që kanë marrë pjesë në këtë anketim, janë shprehur se në policinë e shtetit ka korrupsion.

 

Të intervistuarit kanë thënë se në shumicën e rasteve, kanë qenë punonjësit e policisë që kanë kërkuar ryshfetin.

 

Duke iu referuar gjetjeve të sondazhit  27% e qytetareve janë shprehur se i kanë ofruar ryshfet policisë, ndërsa 34%  konfirmuan se u janë kërkuar para nga efektivët.

 

Sa i takon sektorëve më delikatë që sipas raportit janë të përfshirë në korrupsion, në policinë e shtetit dominon departamenti i Krimit Financiar. Një në dy qytetarë raportuan që i kishin ofruar ryshfet punonjësve të policisë.

 

Më pas renditen policia e kufirit dhe ajo rrugore.

 

Ky është sondazhi i tretë që është realizuar për korrupsionin në policinë e shtetit nga institute për demokraci dhe ndërmjetësim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *