Subscribe

Më shumë se 250 emigrantë që vijnë nga vendet në konflikt, janë kapur nga policia kufitare dhe FRONTEX gjatë 7 ditëve të fundit në juglindje të vendit.

 

Lajmi bëhet me dije zyrtarisht nga zyra e shtypit pranë drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit. Numri më i madh i të ndaluarve ka qënë të shtunën dhe të dielën e javës së kaluar, me 87 shtetas sirianë, kurdë, marokenë dhe algjerianë.

 

Ndërsa operacioni i fundit ka qenë një ditë më parë me 44 emigrantë të paligjshëm. Të njëjtat burime thanë se në operacionet kunder trafikimit të paligjshëm janë arrestuar shtatë persona, ndërkohë, që dy shtetas të tjerë janë në kërkim.

 

cdo ditë në vijën e gjelbër kapen jo më pak se 70-80 shtetas, të cilët vijnë nga vende në konflikt.

 

Të gjithë emigrantet pasi merren në pyetje nga oficerët tanë të kufirit dhe ata të FRONTEX rikthehen edhe një herë në kampet e refugjatëve në Greqi. Pjesa më e madhe janë kapur në fshatrat e Devollit, por duket se trafikantët edhe për policinë kufitare kanë gjetur shtigje të reja, në fshatrat e Arzës, Nikolicës dhe Dardhës.

 

Nisur nga numri i lartë i kalimeve të paligjshme të kufirit, krahas policisë kufitare dhe FRONTEX, në akset nacionale dhe jo vetëm janë të angazhuar edhe forca të shumta të policisë vendore. Patrullat janë të vendosur në ato pika që mendohet se përdoren nga trafikantët për kalimin e emigrantëve të paligjshëm drejt vendeve të BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *