Rritet fluksi i lëvizjeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

 

Gjate 24 orëve të fundit kanë hyrë e kanë dalë rreth 10 000 shtetas shqiptarë e të huaj.

 

Këtë vit numri i hyrjeve ka qenë më i lartë se ai i daljeve, kjo edhe për shkak të krizës në vendin fqinj, ç’ka ka bërë që emigrantët të kthehen pranë familjeve të tyre në Shqipëri për të festuar Krishtlindjen.

 

Për të përballuar fluksin e qytetarëve në palën shqiptare është punuar me kapacitet maksimal sportelesh të cilat varijojnë në hyrje dhe dalje sipas fluksit të lëvizjeve.

 

Ndërkohë vijon të jete e njëjtë situata në palën greke e cila në dalje ka punuar vetëm me një sportel duke bërë që të krijohen radhë të gjata në tjetër të kufirit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *