E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rriten tensionet, izraelitët vrasin 7 palestinezë

Tensionet në Gaza janë rikthyer sërish. Forcat izraelite vranë shtatë palestinezë në Rripin gjatë një operacioni te forcave speciale që synonte ekzekutimin e një nga komandanteve të lartë të Hamasit.  Një ushtar izraelit mbeti i vdekur gjatë sulmeve ajrore mbrëmjen e së dielës, që mbuluan operacionin në tokë.

 

Sipas mediave, ekipi i forcave speciale izraelite kaloi tre kilometra brenda territorit të Gazës dhe ekzekutuan 37 vjeçarin Nour Baraka një nga komandantet e Hamasit.

 

Reklamë

Ngjarjet e fundit pritet të rrisin ndjeshëm tensionet në Rripin e Gazës. Sipas mediave, Izraeli lëshoi më shumë se 40 raketa në zonën ku ndodhi ngjarja.

 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i cili ndodhej në Francë në kuadër të 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore, tha se po kthehet për t’u marrë me krizën.

 

Përshkallëzimi i tensioneve vjen ne një kohe kur Izraeli dhe Palestina ishin angazhuar per nje armëpushim  afatgjatë të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Organizata e Kombeve te Bashkuara.

Vazhdo të lexosh

Reklamë