Numri i divorceve po rritet nga viti në vit. vetëm në qarkun e Shkodrës, për vitin 2024 janë 572 raste të regjistruara, nga të cilat 377 të reja dhe 195 të mbartura. Arsyet janë të ndryshme, por kryesore mbetet gjendja ekonomike sipas ekspertëve.
“Shqetësuese eshte dhuna në familje, ku kjo e fundit ka rritur rastet e divorceve. Por ajo që shohin me shqetësim përfaqësuesit ligjor, janë pasojat që vijne në të tilla raste tek ciftet më fëmijë.”, tha avokat Anton Kosteri.
Edhe në qarkun e Korcës në qoftë se ne vitin 2023 në gjykatë ka patur 402 kërkesa për zgjidhje martese, në 2024 jane tregjistruar 750 kërkesa.
Sipas avokatit Esmerald Xhafa ky numër në rritje vjen kryesisht nga çiftet shqiptare që emigrojnë jashtë vendit dhe vijnë të zgjidhin martesat e tyre në vendlindje
Trendi irritjes së rasteve të dirvorceve është vënë re edhe në Elbasan, Fier dhe Durrës.