Hidrocentrali i Ulzës ka hapur dy porta që prej mbrëmjes së të premtes dhe ka vijuar shkarkimet gjatë gjithë ditës së shtune. Në mesditë prurjet në këtë hidrocentral ishin 350 metër kub për sekonde ndërsa shkarkimet 300 metër kub.

 

Edhe hidrocentrali i Shkopetit ka nisur shkarkimet. Në këtë hidrocentral prurjet ishin 400 metër kub për sekonde ndërsa shkarkimet 350 metër kub.

 

Aktualisht të dy këto hidrocentrale punojnë me kapacitet maksimal. Ndërkohë që prurjet vazhdojnë të rriten ndjeshëm si pasojë e shkrirjes së dëborës edhe në male. Kësisoj, rritja e nivelit të uji do të detyrojë HEC-et të vijojnë shkarkimet çka rrezikon të sjellin edhe përmbytje në zonën e Milotit e Lezhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *