Subscribe

Rritja e infektimeve në vend që nga java e dytë e qershorit lidhet kryesisht me nënvariantin e ri Omicron 5. Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti tregon se ky virus ka aftësinë ta kapërcejë imunitetin e COVID-19, megjithatë shprehet se nuk ka nevojë për panik.

 

ILIR ALIMEHMETI – MJEK EPIDEMIOLOG
Gjasat më të mëdhaja është që i detyrohet këtij nënvarianti të Omicronit, BA5-ës por ndoshta edhe BA4-rës brenda tij që po shfaqet në dominancë përkarshi BA2-shit që ishte më përpara. Jo se janë më të shpejta por sepse duket sikur e kapërcejnë atë imunitetin që i jep ai. Megjithatë mbetet Omicron që do të thotë se gjasat për të dhënë forma të rënda, shtrime në spital apo humbje jete janë shumë më të ulëta sesa Dleta, pra të paktën 70-80% më të ulëta.

 

Sa i takon simptomave të BA5, Alihmehmeti thotë se ato janë të njëjta me variantet e tjera që në përgjithësi shoqërohen me dhimbje koke e trupi. Sipas tij, kulmi i rritjes së infektimeve me covid pritet të jetë mes javës së dytë dhe të tretë të korrikut.

 

ILIR ALIMEHMETI – MJEK EPIDEMIOLOG
Omicroni që në fillim kur doli u deklaruan këto dhimbjet e muskujve, dhimbjet e kockave, të kyçeve, dhimbje koke e fortë. Këto nuk ishin kaq të shprehura në variantet e tjera, por fatmirësisht ka më pak simptoma dhe shenja pulmonare. Përqindjet e rasteve pulmonare janë goxha më të ulëta jo se nuk ekzistojnë. Ndoshta java e dytë, mes javës së dytë e të tretë të korrikut do jetë piku.

 

Mjeku Alimehmeti apelon që të tregohet kujdes dhe që në çdo rast qytetarët të kërkojnë ndihmën e bluzave të bardha. Aktualisht në spitalin Covid po marrin ndihmë të specializuar 21 pacientë. Ndonëse rastet e fatalitetit janë reduktuar prej më shumë se dy muajsh, para dy ditësh një 81 vjeçar humbi jetën nga virusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *