Një ditë para ndërrimit të viteve çmimet e fruta – perimeve në tregun kryesor të qytetit të Fierit, mbeten të larta e të papërballueshme për qytetarët, duke i detyruar të kufizojnë ndjeshëm blerjet për tryezën festive të Vitit të Ri.
Më e vështirë paraqitet situata për pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta. Ata u shprehën se po blejnë vetëm produktet bazë, ndërsa shpenzimet tradicionale të fundvitit janë zëvendësuar me blerje minimale.
Me këto të ardhura dhe çmime të papërballueshme, ata ia dalin të blejnë vetëm mallrat kryesore për konsum, ndërsa për moshën e tretë ndihma e fëmijëve nga jashtë vendit përmes remitancave mbetet jetike.
Ndërkohë mes qytetarëve që kanë reduktuar ndjeshëm blerjet, ka dhe nga ata që dalin nga tregu pa blerë asgjë përballë çmimeve të kripura.
/vizionplus.tv





