Subscribe

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka komentuar situatën e KFOR në Kosovë ku tha se janë disa qarqe të caktuara që duan të krijojnë destabilitet në rajon.

 

Deklaratat Peleshi i ka bëre në një bisedë online me përfaqësuesit e Shqipërisë në misione jashtë vendit.

 

Së fundmi tensioni është rritur. Ju jeni pjesë e KFOR, e strukturës së NATO-s që garanton sigurinë. Të gjitha fenomenet që kërkojnë të krijojnë destabilitet në rajon janë derivat i asaj çka ndodhi në shkurtin e këtij viti në Ukrainë dhe vazhdon të jetë sot një nga shqetësimet kryesore të botës. Kjo ngjarje na vuri përpara detyra, të cilat nuk i kishim menduar në një kohë kaq të afërt, lidhur me modernizimin, lidhur me investimet në arsimim, në shtimin e prezencës sonë në misione ndërkombëtare, pra në ndërtimin e Force të Armatosur më të fortë, më të aftë dhe më shpresëdhënëse për të gjithë bashkatdhetarët tanë në Shqipëri, por edhe në rajon, për të garantuar paqen dhe sigurinë në Ballkan dhe në të gjithë hapësirën e Aleancës së NATO-s.

 

Peleshi ka vlerësuar edhe partneritetin me SHBA-të dhe me BE, ndërsa ka përmendur si investim të rëndësishëm bazën që po ndërtohet në Kuçovë, por edhe porti i ri ushtarak në Porto Romano.

 

Ju bëni krenar sot të gjithë popullin shqiptar. Ju jeni një vlerë e shtuar edhe në NATO. Ndonëse jemi një popull i vogël, një aleat i vogël, ne duam të tregojmë se nuk jemi vetëm konsumatorë, por edhe duam të kontribuojmë. Ne jemi me forca më të shtuara në misionet e NATO-s. Kemi një reputacion shumë të mirë. Ju na keni hapur syrin dhe na keni dhënë gjithë të drejtën të kemi një pozicion shumë të merituar në NATO.

 

Peleshi ka premtuar se në vitin 2023 do të shtohen investimet në fushën e mbrojtjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *