E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rrëzohet një 40-vjeçare nga hotel “Tirana”

Policia e Tiranës ka dhëne detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme në qendër të kryeqytetit, ku një shtetase e huaj është hedhur nga një lartësi e konsiderueshme nga hoteli ku ishte akomoduar. Mësohet se 52-vjecarja ceke Hana Demetrova është hedhur nga kati i gjashte i hotel Tiranës dhe ka përfunduar ne verandën e katit te trete. Policia bën me dije se gruaja tentoi vetëvrasjen. Madje sipas burimeve ajo kishte lene edhe nje letër ne dhomën e saj ku shkruante: “Unë po vetëvritem, përdorni organet e mia për njerëzit që kanë nevojë”. Nuk dihet ende motivet qe e kane çuar turisten 52-vjeçare drejt aktit ekstrem.

Vazhdo të lexosh

Reklamë