Subscribe

Kjo është situata e krijuar në kalanë mesjetare të qytetit të Lezhës pas reshjeve të fundit të shiut. Muret fortifikuese të pjesës veri-perëndimore të kalasë janë rrëzuar në një gjatësi prej 17 metrash. Sipas specialistëve, situata është mjaft problematike pasi krahas kalasë rrezikohen edhe banesat poshtë saj.

DED MARGJONI

SPECIALIST I MONUMENTEVE TE KULTURES

“Dëmi është i konsiderueshëm. Depozitimi i dherave përgjatë viteve e kanë sjellë këtë situatë.”

Gjatë viteve të fundit, në zonën e kalasë ka pasur rrëshqitje të vazhdueshme për shkak të erozionit. Megjithatë ende nuk është ndërmarrë hap nga institucionet për te frenuar degradimin e mëtejshëm.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *