E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rrezikonte të mbytjen në plazhin “Uji i Ftohtë”/ Shpëtohet 60 vjeçarja, transportohet në spital

Një 60 vjeçare rrezikonte të mbytej në plazhin “Uji i Ftohtë”, në Vlorë.

 

Sipas policisë, 60 vjeçarja është shpëtuar nga mbytja, ndërsa aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

Reklamë

“Vlorë/Informacion paraprak

 

Sot, rreth orës 13:00, është paraqitur për ndihmë mjeksore në spitalin e Vlorës, shtetasja D. M., rreth 60 vjeçe, e cila ka rrezikuar të mbytet në plazhin “Uji i Ftohtë”. Aktualisht kjo shtetase ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia

Vazhdo të lexosh

Reklamë