E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Rrezikon të shembet pallati në Gjirokastër, banorët braktisin shtëpitë

Një pallat 5 katesh rrezikon te shembet si pasojë e një rrëshqitje dherash në lagjen Punëtore në qytetin e Gjirokastrës ndërsa një shtëpi trekatëshe është dëmtuar.

 

Situata ka alarmuar 15 familje që jetojnë në pallat. Banoret kane dale nga shtëpitë e qëndrojnë jashtë nga frika e shembjes.

 

Reklamë

Shkak për rrëshqitjen  e dherave dyshohet se janë bërë gërmimet pranë një objekti dykatësh. Punimet janë kryer pranë një ndërtese buze rrugës Gjirokastër-Kakavije . Për pasojë e rrezikuar nga rrëshqitja është edhe banesa e Zëvendës ministres së Jashtme, Artemisa Dralo.

 

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë bashkiake të Gjirokastrës dhe ekspertë që po punojnë për të verifikuar shkallen e rrezikshmërisë. Ekspertët thonë se situata mund të përkeqësohet në rast se regjistrohen reshje shiu, pasi siç shihet, një pjesë e kodrës ka pësuar çarje.

 

Situatën e pa nga afër edhe kryetarja e Bashkisë Zamira Rami e cila tha se janë marrë masat urgjente për ndërhyrje provizore.

 

Alarmi ka rikthyer në qytetin jugor, kujtimet e ngjarjes së vitit 2008, kur një pallat 4 katesh u shembe në lagjen 11 Janari si pasojë e rrëshqitjes së dheut nga gërmimet për ndërtimin e një pallati tjetër.

Më shumë video

Reklamë