E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rrezikoi të përplasej me makinën e policisë, arrestohet shqiptari, brenda mjetit iu gjet kokainë

Një turist shqiptar, që ndodhej në Itali për pushime, u arrestua në qytetin e Ternit pasi u kap duke trafikuar kokainë. Karabinierët vunë re lëvizjet e dyshimta të të riut gjatë qarkullimit me makinën e marrë me qira dhe vendosën të kontrollonin mjetin.

Gjatë kontrollit u gjetën 28 doza kokainë me një peshë totale prej rreth 18 gramësh, si dhe një shumë prej afërsisht 1,000 eurosh, që u sekuestruan.

Arrestimi ishte i vështirë, pasi për pak sa nuk u shkaktua një aksident me patrullën, por situata u menaxhua në kohë dhe makina u bllokua.

21-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burg. Gjyqtari miratoi urdhërin për të ndaluar qëndrimin e tij në rajonin e Umbrias, ndërsa autoritetet italiane kërkojnë edhe dëbimin e tij nga vendi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë